Shkoni përtej shikimeve dhe
zbuloni ndikimin e Vërtetë përmes Influencers.

SHNDËRRONI NDJEKËSIT E INFLUENCERS NË KLIENTË

Ekipi ynë me përvojë është gati t’ju udhëheqë ju dhe markën tuaj në procesin e marketingut me influencers.

Për të krijuar një fushatë të suksesshme, ndjekim hapa të përcaktuar më parë që na ndihmojnë të përcaktojmë KPI-të dhe audiencën tuaj. Pasi të kemi vendosur audiencën tuaj të synuar, identifikojmë profilet me të cilët mund të punojmë për të arritur objektivat tuaja.

Marketing me Influencers

Ndihmojmë markën tuaj të “kapë dhe mbajë” vëmendjen në internet nëpërmjet Influencers me fushata të fokusuara në të gjitha platformat kryesore sociale

Strategji për Mediat Sociale

Strategji dhe fushata krijuese të bazuara në të dhëna, që e bëjnë markën tuaj të dallohet në rrjetet sociale. Ne analizojmë audiencën tuaj, zgjedhim platformat e duhura dhe krijojmë përmbajtje që angazhon. Nga planifikimi editorial deri te bashkëpunimet me influencers — çdo hap është i menduar për të sjellë rezultate reale.

Reklama

Kemi aftësinë të realizojmë fushata reklamuese të sponsorizuara drejtpërdrejt përmes profileve të influencers për të arritur objektivat e dëshiruara. Çdo hap është i optimizuar për performancë dhe rezultat të matshëm.

Produksion

Shet mund tju sigurojë fotograf dhe videograf për prodhimin e videove, montazh dhe dizajn, që mund të krijojnë materiale unike kreative për markat, për t’i përdorur si në kanalet organike ashtu edhe në ato të sponsorizuara.

Evente

Përmes pranisë së tyre, eventi juaj fiton më shumë dukshmëri, autenticitet dhe ndikim në rrjetet sociale. Nga krijimi i përmbajtjes "live" deri te postimet e kuruara me kujdes pas eventit. Qoftë lansimi i një produkti, një hapje zyrtare, një konferencë apo një festë ekskluzive — ne përzgjedhim dhe angazhojmë influencues të përshtatshëm për të qenë të pranishëm fizikisht dhe për të dokumentuar përvojën në kohë reale.

Procesi

Ne ndjekim shtatë hapa gjatë krijimit të një fushate me influencers.

Përcaktimi i objektivave
Si hap i parë, ne përcaktojmë objektivat tuaja për të vendosur qëllime të qarta për fushatën dhe matjen e suksesit përfundimtar.
Përcaktimi i audiences
Hapi tjetër është të përcaktojmë të dhënat demografike dhe gjeografike të grupit tuaj të synuar.
Planifikimi i strategjisë së fushatës suaj
Ne do të krijojmë një strategji fushate të përshtatur për markën tuaj, duke marrë parasysh identitetin tuaj të korporatës dhe strategjitë ekzistuese.
Zgjedhja e Influencers
Ne gjejmë influencers të përshtatshëm që mund të prezantojnë dhe promovojnë më mirë produktin apo shërbimin tuaj tek shikuesit.
Krijimi i materialeve
Influencers tanë krijojnë materiale kreative që përshtaten me platformën tuaj të preferuar (p.sh. TikTok, Instagram).
Miratimi i përmbajtjes
Në bashkëpunim të ngushtë me emrat e zgjedhur, ne sigurohemi që fushata të zbatohet sipas planit duke miratuar cdo material para postimit.
Raportimi i fushatës
Ne ofrojmë një raport të detajuar mbi fushatën e përfunduar, në të cilin rishikojmë procesin dhe sukseset e arritura, duke marrë parasysh KPI-të e përcaktuara më parë.

Rritje të qëndrueshme dhe të matshme për markën tuaj

Jemi në një mision të përbashkët: për të ngritur markën tuaj.
Ky udhëtim është i mbështetur në një përzierje strategjike të krijimtarisë njerëzore dhe aftësisë teknologjike,
duke hapur dimensione të reja nëpërmjet mediave sociale, përmbajtjes kreative, të dhënave dhe teknologjisë.

Përputhja e krijuesve

Ne sigurohemi që krijuesit të jenë thellësisht të sinkronizuar me qëllimet e fushatës suaj, rezultatet dhe vlerat e markës suaj në thelb.

Krijimi i ideve për përmbajtje

Ne lidhim hendekun mes grupeve të markës tuaj dhe krijuesve, duke ndezur ide që rezonojnë me audiencat dhe japin ndikim në një shkallë mbresëlënëse.

Produksion

Çdo histori meriton një audiencë. Ne e përshtatim dhe shpërndajmë përmbajtjen tuaj në mënyrë efektive nëpër platforma të ndryshme sociale dhe argëtuese, duke shfrytëzuar si reach-in organik ashtu edhe strategjitë e paguara.

Matja dhe Analiza

Shet ka një platformë të brendshme, për raportim në kohë reale dhe zbulimin e mundësive për optimizim. Ne nuk masim vetëm suksesin, por e analizojmë atë për ngritjen e vazhdueshme të fushatës.

Krijoni sukses

Krijoni sukses me marketingun përmes influencers

Me ne, jeni gjithmonë në shoqërinë e duhur. Përmes marketingut me influencers, çdo gjë arrin sukses në platformat më të mëdha sociale. Mos hezitoni të shikoni nga afër se si punojmë me disa nga klientët tanë.