Rrisim markat përmes zërit të influencers

Në një botë ku marketingu është gjithçka, ne sjellim zërat më të fuqishëm për të përforcuar markën tuaj. Me strategji të personalizuara, kreativitet dhe partneritete me influencers, garantojmë që mesazhi juaj të arrijë tek ata që kanë rëndësi. Ne jemi gjithmonë një hap përpara, duke e kthyer çdo projekt në një histori suksesi.

Bashkëpunëtorë

Fushatat tona

Historia jonë

Fuqia e marketingut me influencers

E themeluar në vitin 2020, agjencia jonë është pioniere në fushën e marketingut me influencers në Shqipëri. Me më shumë se 4 vite eksperiencë, ne kemi ndërtuar një urë lidhëse mes bizneseve dhe figurave publike, duke ofruar mundësi unike për promovim profesional në rrjetet sociale.

Agjencia jonë ka sjellë një koncept të ri në tregun shqiptar, të frymëzuar nga standardet ndërkombëtare, duke u fokusuar në rritjen e markave përmes ndikimit të influencers. Si e vetmja kompani ligjore e këtij lloji në vend, ne ofrojmë strategji të personalizuara që ndihmojnë bizneset të arrijnë audiencën e duhur dhe të kenë rezultate të qëndrueshme.

E krijuar me pasionin për t’i dhënë biznesit shqiptar një frymë të re dhe efektive marketingu, ne jemi këtu për të sjellë vlerë të shtuar në çdo fushatë që ndërmarrim.

Platformat tona

4 vite+
Eksperiencë

1000+
Fushata të sukseshme

500+
Influencers

250+
klientë që na kanë besuar

Ne i kemi të gjithë për
Fushatën tuaj

Me ne, ju keni akses në të gjitha profilet e influencers: Instagram, TikTok, YouTube dhe të gjitha platformat e tjera të mediave sociale. Pavarësisht nëse preferoni nano, micro, macro, apo mega – ne mund t’i zgjedhim të GJITHË për fushatën tuaj.

Ne i kemi të gjithë për
Fushatën tuaj

Me ne, ju keni akses në të gjitha profilet e influencers: Instagram, TikTok, YouTube dhe të gjitha platformat e tjera të mediave sociale. Pavarësisht nëse preferoni nano, micro, macro, apo mega – ne mund t’i zgjedhim të GJITHË për fushatën tuaj.

IDE

Kreativitet dhe Strategji për Rezultate të Jashtëzakonshme

Ne krijojmë fushata që ndërthurin ide inovative me strategji të fuqishme për të rritur angazhimin dhe për të konvertuar audiencën në klientë besnikë. Çdo fushatë është e personalizuar për markën tuaj, duke sjellë rezultate që bëjnë diferencën.

EKSELENCË NË EKZEKUTIM

Fleksibilitet, besim dhe efikasitet

Ne ndërtojmë fushata unike që lidhin markën tuaj me krijues të cilët përfaqësojnë vlerat tuaja. Fushatat tona përshtaten plotësisht me çdo strategji, kohë dhe objektiv.

STATISTIKA

Rritja e Matshme përmes Insights dhe Feedback

Përmes analizave të thelluara dhe feedback-ut të vazhdueshëm, platforma jonë ndihmon markën tuaj të arrijë audiencën e duhur dhe të maksimizojë impaktin. Ne punojmë ngushtë me ju për të identifikuar KPI-të më të rëndësishme dhe për t’u fokusuar aty ku ka më shumë ndikim.