#SolBeautySalon
Sol Beauty Sallon është një sallon bukurie modern dhe elegant i hapur rishtazi në Tiranë. Me një ambient relaksues dhe mikpritës, salloni ofron një gamë të gjerë shërbimesh estetike, duke përfshirë shërbime për flokët, make up dhe thonjtë. Ekipi profesional i estetistëve të Sol Beauty është i përkushtuar për të siguruar rezultate të shkëlqyera duke përdorur produktet më cilësore dhe teknikat më të reja në industrinë e bukurisë. Me një fokus në kujdesin dhe mirëqenien e klientëve, Sol Beauty është destinacioni ideal për këdo që kërkon të përmirësojë pamjen dhe vetëbesimin e tyre.
Strategjia e promovimit të Sol Beauty përfshin bashkëpunimin me influencues , audienca e të cilëve shfaq interes të lartë për shërbimet e bukurisë. Si një biznes i ri, kemi propozuar të fokusohemi tek influencuers me numër te lartë ndjekësish dhe me angazhim të lartë, për të arritur nivelin e dëshiruar të njohjes së markës.
Influencues e përzgjedhur jane nga kategori dhe grupmosha të ndryshme, duke siguruar visibilitet të gjerë për audiencën e synuar. Ajo që i bashkon influencuesit tanë të përzgjedhur është përkushtimi ndaj kujdesit personal, duke nxitur interesin dhe kureshtjen
Për këtë fushatë bashkëpunimi, influencerët e përzgjedhur realizuan disa video reels dhe disa story në profilet përkatëse në Instagram. Për të qenë sa më të kuruara estetikisht dhe sa më pranë trendeve virale, videot u realizuan profesionalisht me ndihmën e videografit. Në videot reels janë prezantuar shkurtimisht shërbimet që influencerët kanë kryer në sallon, ndërsa në story kanë ndarë eksperiencën dhe review-t e tyre. Videot reels u postuan duke përdorur opsionin “collab” me faqen e biznesit, duke rritur kështu shtrirjen dhe angazhimin në profilin e sallonit.
Sarah Berisha
Heidi Baci
Monika Lubonja