#HebsAlbania #HebsKosovo

Heb‘s është një brand inovativ shqiptar në sektorin e ushqimit të shpejtë, i cili ka fituar shpejt zemrat e konsumatorëve falë shijeve unike dhe një identiteti të dallueshëm vizual.

Duke nisur aktivitetin në Tiranë, Heb‘s tashmë numëron mbi 6 pika në kryeqytet dhe vazhdon të zgjerohet me ritme të shpejta.

STRATEGJIA

Bashkëpunimi ynë me Heb‘s Albania nisi që në hapjen e pikës së tyre të parë. Që në fillim, fokusi ynë ka qenë krijimi i një komunikimi të fuqishëm dhe emocional përmes strategjive të targetuara me influencers.

Përmes angazhimit të figurave të njohura dhe të afërta me audiencën, arritëm të krijojmë një lidhje të fortë mes konsumatorit dhe markës. Strategjia jonë ka qenë ndërtimi i një pranie të përditshme dhe reale në jetën e konsumatorëve përmes përmbajtjes autentike dhe të afërt me audiencën e synuar.

EKZEKUTIMI

Deri më sot, fushatat tona kanë gjeneruar mbi 29 milionë shikime dhe mbi 2.2 milionë pëlqime, duke e pozicionuar Heb‘s si një nga emrat më të komentuar dhe më të përfolur në rrjetet sociale.

Ekzekutimi u bazua në aktivizime të vazhdueshme me figura të ndryshme publike që pasqyronin përvojën e tyre me Hebs në mënyrë natyrale, duke krijuar besueshmëri dhe angazhim të lartë.

Hebs është një tjetër shembull suksesi i komunikimit të qëndrueshëm, kreativ dhe të adaptuar për tregun vendas — dhe vazhdon të besojë marketingun me influencers vetëm tek ne.