Firehouse Subs
Firehouse Subs është një markë amerikane e specializuar në subs (sandwich-e), që prej pak muajsh ka hyrë në tregun shqiptar me pikën e saj të parë në TEG.
Agjencia jonë merret me ndërtimin dhe ekzekutimin e fushatave të influencer marketingut për brandin.
Bashkëpunimi ynë me Firehouse Subs ka nisur në shkurt 2025, pak pas hapjes së tyre në Shqipëri . Që në fillim, objektivi ynë ishte të poziciononim brandin si një alternativë të re dhe të dallueshme në tregun e fast food-it, duke u fokusuar tek cilësia dhe përbërësit e veçantë të produkteve.
Duke qenë se Firehouse Subs ofron sanduiçe me mish të gatuar në avull –– strategjia jonë ishte të evidentonim këtë element diferencues përmes një komunikimi të zgjuar, të balancuar midis audiencave që kërkojnë shije dhe atyre që vlerësojnë ushqimin e shëndetshëm.
Zgjodhëm influencues që njihen për përmbajtje me “food reviews”, me ndjekës të rinj dhe të angazhuar, si dhe krijues që trajtojnë jetesën e shëndetshme dhe ushqimin cilësor, për të garantuar një pozicionim të qëndrueshëm në të dy segmentet.
EKZEKUTIMI
Fushata për Firehouse Subs përfshiu një miks të zgjedhur të influencuesve me profile të ndryshme – nga ata që eksperimentojnë dhe eksplorojnë me shijet, tek ata që fokusohen në ushqimin e balancuar dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.
Vetëm gjatë dy muajve të parë të bashkëpunimit kemi arritur mbi 460,000 shikime dhe 40,000 pëlqime, duke ndërtuar një prezencë të fortë në rrjetet sociale dhe një komunitet të angazhuar rreth Firehouse Subs.
Një element kyç i suksesit ishte bashkëpunimi afatgjatë me Ina Pojani, një influencuese e njohur për përmbajtjen e saj të dedikuar ndaj ushqimit dhe autenticitetin në komunikim. Ina u bë imazhi që solli besueshmëri dhe lidhjen me brandin, përmes një kombinimi të postimeve në feed dhe story.
