Toptani Shopping Center është një nga qendrat tregtare më të njohura në Tiranë.
E ndodhur në qendër të Tiranës, afër institucioneve kryesore dhe zonës historike të qytetit,
qendra përmban mbi 100 dyqane të markave ndërkombëtare dhe vendore.Ka zona për argëtim për fëmijë, si dhe një food court me restorante dhe kafene.
Kur bëhet fjalë për marketingun e Toptani Shopping Center, kemi ndjekur disa strategji kryesore për të tërhequr klientët dhe për të përforcuar pozicionin e tyre si nje nder destinacionet kryesore për blerje dhe argëtim në Tiranë
.
EVENTE TË POSAÇME DHE PROMOCIONE
Toptani organizon rregullisht evente tematike, veçanërisht gjatë festave kombëtare, festive dhe periudhave të zbritjeve, siç janë Black Friday, Summer Sales, dhe Festat e Fundvitit.
Këto evente përfshijnë shpesh promocione të markave të njohura, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh dhe duke stimuluar blerjet në masë. Qendra përdor intensivisht media sociale si Instagram dhe TikTok për të promovuar ofertat dhe eventet dhe e ben kete kryesisht nepermjet influencerave duke krijuar një ndjekje të madhe online dhe duke tërhequr audienca të reja.